Neymar dhe Bruna Biancardi bëhen sërish prindër, vjen në jetë vogëlushja Mel

Futbollisti i njohur brazilian Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Mel.

Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur emocionet për ardhjen e të voglës:

“Mel-i ynë erdhi në jetë, për ta plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë botën tonë! Mirë se erdhe, bijë! Zoti e bekoftë jetën tënde dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Jemi të emocionuar të nisim këtë kapitull të ri me ty. Të duam pafund”, shkruan çifti krah fotove të vogëlushes.

The post Neymar dhe Bruna Biancardi bëhen sërish prindër, vjen në jetë vogëlushja Mel appeared first on www.lexo.al.