Netanyahu çon negociatorë në Katar, por “shkatërron” shpresat për armëpushim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se do të dërgojë një ekip negociator në Katar, për të vijuar bisedimet mbi një armëpushim në Gaza, por ka hedhur poshtë kërkesat e fundit të Hamasit, duke i cilësuar si “të papranueshme”.

“Sipas vlerësimit të situatës, Kryeministri Netanyahu ka urdhëruar që ftesa për bisedime të afërta të pranohet dhe që kontaktet për kthimin e pengjeve tona, mbi bazën e propozimit të Katarit, me të cilin Izraeli ka rënë dakord të vijojnë,” thuhet në deklaratën e zyrës së tij.

Netanyahu thekson se ndryshimet që Hamasi kërkon të bëjë në propozimin e Katarit janë të papranueshme për Izraelin. Pavarësisht kësaj, ekipi negociator do të udhëtojë sot, 6 korrik, drejt Katarit për raundin e radhës të negociatave.

Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se është gati të nisë menjëherë bisedimet mbi një propozim të propozuar nga SHBA-të për një armëpushim në Gaza.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 21-mujore në Gaza, ndërsa të hënën, 7 korrik, pritet të zhvillojë një takim vendimtar me Netanyahun në Washington.

Ai ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj liderit izraelit, ndërsa shpreson që marrëveshja e fundit për ndalimin e përplasjes me Iranin t’i hapë rrugë edhe një zgjidhjeje për Gazën.

The post Netanyahu çon negociatorë në Katar, por “shkatërron” shpresat për armëpushim appeared first on GIJOTINA.