Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi u kap me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Arka”, në pranga ka rënë Kadri Peposhi, banues në fshatin Lusen.
Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
The post Iu gjetën në banesë municione dhe një kallashnikov, arrestohet appeared first on GIJOTINA.