“Vendim befasues”, Zegjineja falënderon Maldritën i fut thumbin Bardhit: Gazo, ke ngelur….

Deputetja e re e PS-së, Zegjine Çaushi, e humbi mandatin pas rinumërimit në Qarkun e Fierit. Por ajo ia doli të sigurojë një vend në parlament pasi kandidatja Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.

Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.

Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”-shprehet Zegjineja.

gijotina.com/

The post “Vendim befasues”, Zegjineja falënderon Maldritën i fut thumbin Bardhit: Gazo, ke ngelur…. appeared first on GIJOTINA.