Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës. Sipas mediva të huaja kryebashkiakët akuzohen për korrupsion. Konkretisht në pranga kanë rënë kryebashkiaku i qytetit jugor të Adanasë, Zeydan Karalar, kryebashkiaku i Adiyamanit në Turqinë lindore, Abdurahman Tutdere dhe kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bozcek.
Dy arrestimet e para u kryen si pjesë e hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, ndërsa arrestimi i Muhittin Boçek bie nën një hetim të ngjashëm nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Antalyas. Informacionet tregojnë gjithashtu se nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Şahin, u arrestua gjithashtu. Kryetari i bashkisë së të njëjtit qytet është tashmë në paraburgim.
Të martën e kaluar, më 1 korrik, ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soger, u arrestua si pjesë e një urdhër-arresti kundër 157 zyrtarëve të bashkisë dhe CHP-së. Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars. Kryetarët e nëntë bashkive të tjera rajonale të Stambollit dhe dy në Adana janë gjithashtu në paraburgim.
The post Valë arrestimesh në Turqi, autoritetet arrestojnë tre kryetarë bashkie të opozitës appeared first on Lapsi.al.