Djokoviç bën simbolin e protestuesve kundër Vuçiçit, e sulmojnë mediat: Eshtë kosovar!

Ka mjaftuar një veprim i Novak Djokoviçit në Wimbledon që ai të kthehej në shënjestrën e ish-ministres serbe Zorana Mihajloviç, e cila së fundi po rikthehet në jetën publike në vend.

Gjatë programit të mëngjesit në televizionin “Pink”, Mihajloviç e sulmoi hapur Djokoviçin që tërthorazi, ka mbështetur protestat e studentët kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit.

Sipas disa portaleve në Serbi, edhe mediat pro-pushtetit kanë filluar ta gozhdojnë sportistin e tyre më të mirë duke e lidhur dhe me Kosovën.

“Keni deklaratën e Novak Djokoviçit. Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe tani bën pompa. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”, deklaroi ish-ministrja.

Kampioni i Grand Slam, Novak Djokovic, ndërsa festonte fitoren e tij ndaj britanikut Dan Evans në Wimbledon të mërkurën, pompoi krahët — një gjest që është bërë simbol i protestave.

Është hera e dytë që legjenda serbe e tenisit, e dashur në vendin e tij, ka kryer lëvizjen e ngjashme me “Pumpaj”, të cilën protestuesit e përdorin për të treguar rritjen e presionit mbi qeverinë.

Protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, por deri më tani, Vuçiç i ka injoruar kërkesat e tyre.

Studentët me ndihmën e qytetarëve ka një javë që kanë paralizuar jetën në Serbi duke bllokuar rrugët dhe hekurudhat.

Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

gijotina.com/

The post Djokoviç bën simbolin e protestuesve kundër Vuçiçit, e sulmojnë mediat: Eshtë kosovar! appeared first on GIJOTINA.