Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 persona të plagosur

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, në zonën e njohur si Shijan.

Sipas informacionit paraprak, një automjet Ford, me drejtues Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një automjet Benz në pronësi të Alen Preçit, u përplasën me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, katër persona, përfshirë drejtuesit e dy mjeteve, mbetën të plagosur. Ata u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku stafi mjekësor konfirmoi se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë punonjësit e Shërbimit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë, të cilët vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 persona të plagosur appeared first on Lapsi.al.