Veliaj i ‘prish ditëlindjen’ Ramës: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë…

Kryeministri Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes.

Takimi me deputetët socialistë të Tiranës.është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Por, burgosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ia ka prishur paksa festën kryeministrit.

Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama duke qenë në dilemë për shkarkimin e mundshëm të Veliajt.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë më 8 korrik Gjykata e Lartë për Apelin e kërkuar nga Erion Veliaj.

The post Veliaj i ‘prish ditëlindjen’ Ramës: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë… appeared first on GIJOTINA.