‘Mbreti’ shqetësohet për problemet e qytetarëve! Ironia e Palokës: Ata nuk duan as ujë, as bukë dhe as drita…

Deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar takimet e fundit të Ramës nëpër bashkitë e vendit ku kërkon dorëheqjen e drejtuesve, duke pranuar dështimin e qeverisjes së tij.

“Pas 12 vjetësh në pushtet e një muaj pas 83 mandateve “mreti” shqetësohet për problemet e qytetarëve…”, shkruan Paloka.

“Kot shqetësohesh o ‘mret’ asnjë hall nuk kanë ata që të votojnë ty. A nuk i ke parë nëpër rrjete sociale si thonë: Nuk duam as ujë, as bukë, as drita , madje edhe ajrin e preferojnë në formën e tymit helmues të plehrave. Vetëm mretin ta kemi mirë”, shkruan kreu i Këshillit Kombëtar të PD.

Postimi

Ja si mendon vetëm për popullin; as ditëlindje as pushime!

Pas 12 vjetësh në pushtet e një muaj pas 83 mandateve “mreti” shqetësohet për problemet e qytetarëve…

Kot shqetësohesh o “mret” asnjë hall nuk kanë ata që të votojnë ty. A nuk i ke parë nëpër rrjete sociale si thonë: Nuk duam as ujë, as bukë, as drita , madje edhe ajrin e preferojnë në formën e tymit helmues të plehrave ;

“Vetëm mretin ta kemi mirë”.

Ata shqetësohen kur larg qofte ty të prishet charteri apo të japin verë të lirë për të pirë e mall të keq për të thithur!

Ne nuk kemi policinë që duam, drejtësinë që duam, qeverinë që duam…Po ti e ke popullin që do.

Ne 500 mijë të tjerët vetë e kemi fajin qe se ulim kokën e të bëhemi të denjë për ty.

 

The post ‘Mbreti’ shqetësohet për problemet e qytetarëve! Ironia e Palokës: Ata nuk duan as ujë, as bukë dhe as drita… appeared first on GIJOTINA.