Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Roskovecit pasi kishin kultivuar 65 bimë kanabis vendin e quajtur “Toka e zezë” . Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të djegies.
Njoftimi i policisë:
Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.
Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
The post Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec appeared first on Lapsi.al.