Botërori i Klubeve/ Rikthehen emocionet në çerekfinale! Al Hilal i Inzaghit përballet me surprizën braziliane

Mbrëmjen sotme do të rikthehet Botërori i Klubeve. Pas pauzës 2-ditore pasi përfundoi faza e 1/8-ave, sonte në mbrëmje do të luhet sfida e parë çerekfinale.

Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi do të përballet me ekipin brazilian Fluminense. Ndeshja që do të zhvillohet në “Camping World Stadium”, do të startojë në orën 21:00.

Ekipi arab vjen në këtë fazë pas fitores spektakolare 4-3 përballë Manchester City. Ndërkohë që brazilianët në mënyrë surprizuese eliminuan Interin.

The post Botërori i Klubeve/ Rikthehen emocionet në çerekfinale! Al Hilal i Inzaghit përballet me surprizën braziliane appeared first on GIJOTINA.