Ambasada e ShBA: Nën Presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer krenar dhe i lirë

Ambasada e ShBA në Tiranë, ka ripostuar një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë, ku theksohet se në këtë ditë, nderohet guximi i Etërve Themelues, patriotë që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.

‘Nën Presidentin Trump, Shpirti Amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë’, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Postimi i plotë:

Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.

NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.

Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë.

The post Ambasada e ShBA: Nën Presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer krenar dhe i lirë appeared first on GIJOTINA.