Aksident i rëndë në Shkodër, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dyshohet se një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Shkodër, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur appeared first on GIJOTINA.