Tragjike, humb jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota: u dogj në makinë edhe i vëllai

Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpool, ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor në provincën e Zamoras në Spanjë. Në makinë, bashkë me të ishte edhe i vëllai 26 vjeçar, për të cilin gjithashtu nuk kishte shumë për të bërë.

28 vjeçari i Liverpool dhe Portugalisë, humbi jetën natën e kaluar në një aksident rrugor rreth orës 1 të natës. Përplasja fatale ndodhi në kilometrin 65 të A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Sipas dëshmitarëve që njoftuan shërbimet e ndihmës, makina u përfshi nga flakët, me zjarrin që u përhap edhe tek bimësia përreth.

Në automjet, futbollisti nuk ishte i vetëm, por ishte me vëllain e tij, André, gjithashtu futbollist profesionist: shërbimet mjekësore që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konstatonin vdekjen.

Lexo më tej: Video/ Diogo Jota i dha fitoren në shtesë Liverpool, festimi i Klopp përfundon me… dëmtim

Një rikonstruksion i parë i tragjedisë i bërë nga zjarrfikësit që ndërhynë në vendngjarje tregon se automjeti humbi kontrollin dhe, pasi doli jashtë rrugës, mori flakë. Po zhvillohen hetime për të kuptuar shkakun e saktë të aksidentit.

Dos jóvenes fallecen en un accidente en la A-52 (Palacios de Sanabria).
Interviene el Parque de Bomberos de Rionegro del Puente (Zona Norte del Consorcio de la @DiputacionZA)
El vehículo se incendió y las llamas se propagaron a la vegetación.
Tenían 28 y 26 años. DEP. pic.twitter.com/tqEhIS6iiY

— Diputación Provincial de Zamora (@DiputacionZA) July 3, 2025

The post Tragjike, humb jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota: u dogj në makinë edhe i vëllai appeared first on Lapsi.al.