Rama, takim 60 minuta në Vlorë/ Ndryshime edhe në PS, zgjidhen kryetarët e rinj të strukturës

Partia Socialiste ka emëruar Klevis Kason kryetar dhe Erjona Ismailin bashkëkryetare të PS në Vlorë. Ndryshimi vjen pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytet, ku zhvilloi takime me strukturat e partisë dhe kryetarin e bashkisë Afrim Dredha.

Kaso ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, por nuk arriti të siguronte mandat, ndërsa Ismaili është aktualisht deputete e PS, si pjesë e listës së mbyllur për qarkun e Vlorës.

Ky riorganizim shihet si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë në strukturat lokale të PS-së, me fokus te përfshirja e figurave të reja dhe forcimi i lidhjes me komunitetin.

The post Rama, takim 60 minuta në Vlorë/ Ndryshime edhe në PS, zgjidhen kryetarët e rinj të strukturës appeared first on www.lexo.al.