Nis spastrimi i njerëzve të Veliajt! Rama mbledh degën e PS-së dhe deputetët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama mbledh degën e Partisë Socialiste në Tiranë, si dhe disa prej deputetëve të qarkut. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e një lokali në kryeqytet dhe jo në selinë rozë.

Kujtojmë se sot në mëngjes Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, ku mbajti një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.

Rama u ka kërkuar drejtorëve të bashkisë të paraqesin dorëheqjen, së bashku me disa drejtorë rajonalë.

Sipas të njëjtave burime, Rama ka qenë veçanërisht i ashpër me kryetarin e bashkisë, duke ngritur shqetësimin për furnizimin me ujë të pijshëm dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet. Kryeministri ka theksuar se situata është e papranueshme dhe ka kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga drejtuesit vendorë.

Përveç kësaj, u kërkua largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundi. Po ashtu në degën e PS-së Vlorë u ngjitën emra të rinj.

Ndërsa ditën e djeshme, Kryeministri Rama, nën presionin e tregtarëve njoftoi pezullimin e institucionit AKU.

Ndërkohë në PS-në e Tiranës pritet të ketë shkarkime të njerëzve të afërt të Erion Veliajt. Qysh para arrestimit, ky i fundit u mënjanua nga drejtimi i fushatës.

gijotina.com/

 

 

The post Nis spastrimi i njerëzve të Veliajt! Rama mbledh degën e PS-së dhe deputetët e Tiranës appeared first on GIJOTINA.