Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Finiq

Një zjarr ka përfshirë dje pasditen e djeshme pyllin me pisha mes fshatrave Malçan, Grazhdan dhe Zminec në Finiq, Raportohet se zjarri u shkaktua ra një pemë mbi kabllot e energjisë elektrike.

Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë prej ditësh tashmë vendi ynë është pushtuar nga vatrat e zjarreve.

Shkaktarë kryesorë të zjarreve janë temperaturat e larta dhe fermerët  të cilët për pastrimin  e tokave nga barërat duke u vënë flakën këtyre të fundit.

Ndërkohë puna për shuarjen e zjarreve vështirësohet për shkak të mungesës se mjeteve zjarrfikëse.

The post Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Finiq appeared first on GIJOTINA.