Merkato – mesfushori i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e re Ju

Tashmë është zyrtare, Lindon Selahi është futbollisti më i ri i ekipit të Vidzev Lodz në Poloni. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Pas përfundimit të eksperiencës me Rijekën në Kroaci, tashmë mesfushori i Kombëtares shqiptare nis një të re me polakët.

Me Vidzev Lodz, Selahi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.  Ndërkohë që klubi polak e merr lojtarin falas, për shkak se ishte i lirë në tregun e transferimeve.

Te Vdzev Lodz, Selahi gjen mesfushorin tjetër të Kombëtares shqiptare. Tashmë ai do të luajë në të njëjtin ekip me Juljan Shehun.

The post Merkato – mesfushori i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e re Ju appeared first on GIJOTINA.