Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin.

Fusha e mbetjeve është e treta herë që përfshihet nga flakët në verë dhe në korrik të 2023 dhe të 2024, një situatë e cila ka krijuar problem për banorët e qytetit.

gijotina.com/

The post Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit appeared first on GIJOTINA.