VIDEO/ Giorgia Meloni ‘pushton’ rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

Një video e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke bërë mimika të çuditshme me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë, të mbajtur këtë të mërkurë.

Pamjet kanë qarkulluar me shpejtësi, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar me humor dhe habi reagimet spontane të Melonit.

Kjo nuk është hera e parë që ajo tërheq vëmendje për sjelljet e saj në skenat ndërkombëtare.

Edhe gjatë Samitit të NATO-s të vitit të kaluar, kryeministrja italiane u bë virale për shkak të mimikave të pazakonta në fytyrë, teksa priste presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Joe Biden.

Mesa duket, mimikat janë kthyer në një “trademark” të Melonit, të cilat rrjeti nuk i lë pa komentuar.

A video of Italian Prime Minister Giorgia Meloni’s bizarre facial expressions during a NATO summit press conference has gone viral online pic.twitter.com/zuhp9DJUSO

— NEXTA (@nexta_tv) June 27, 2025

The post VIDEO/ Giorgia Meloni ‘pushton’ rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s appeared first on www.lexo.al.