Kushtetuesja tha se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, REAGON ALBIN KURTI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shprehet se kjo është një detyrë e i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti nënvizon gjithashtu se u ka dërguar ftesë kryetarëve të partive për një takim të shtunën (28 qershor).

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi Albin Kurti.

The post Kushtetuesja tha se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, REAGON ALBIN KURTI appeared first on www.lexo.al.