Ksamili në flakë, banorët shuajnë zjarrin me krahë, nuk ka rrugë të hyjë zjarrëfikësja

Në kodrat e Ksamilit vijon të jetë aktiv zjarri i cili u aktivizua në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme. Nga pamjet e sjella nga vendngjarja, shihet se zjarri ende vijon të jetë me përmasa të mëdha.

Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë, shuarja e zjarrit po bëhet me krahë, ndërsa zjarëfikësja nuk ndërhyn.. Në aksionin për shuarjen e zjarrit po marrin pjesë edhe banorë të Ksamilit…

Disa vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.

Më e fundit u raportua në Sarandë në fshatin Çukë.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar gjithashtu përhapjen e flakëve.

The post Ksamili në flakë, banorët shuajnë zjarrin me krahë, nuk ka rrugë të hyjë zjarrëfikësja appeared first on GIJOTINA.