Aksident i rëndë në Durrës, makina i merr jetën të moshuarit

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit.

Një 26-vjeçar nga fshati Rrashbull është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka aksidentuar për vdekje me makinë një 80-vjeçar në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit.

Policia bën me dije se Q.L. 80 vjeç ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 26 vjeçari O.P.

I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u arrestua në kushtet e flagrancës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në paraburgim në pritje të veprimeve të mëtejshme procedurale.

The post Aksident i rëndë në Durrës, makina i merr jetën të moshuarit appeared first on GIJOTINA.