Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarber Malltezit

Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kolegji Penal vendosi të mos pranojë rekursin e tij.

Ndërkohë në 30 qershor Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme vijon shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për shfuqizim të masës, në të cilën qëndron prej nëntorit 2023.

Kujtojmë se Malltezi akuzohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, dosje për të cilën akuzohet edhe ish-kryeministri Berisha.

Malltezi fillimisht u arrestua për këtë çështje, por më pas për të u vendos masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’

The post Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarber Malltezit appeared first on GIJOTINA.