Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pas mesnatës së kaluar tek rreth-rrotullimi i Golemit në Kavajë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 21-vjeçari Luiz Sheqi, i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Autor i plagosjes dyshohet se është shtetasi Shpëtim Dedja, i cili është arratisur pas krimit dhe është shpallur në kërkim.
Burime bëjnë me dije se mes tyre ka patur edhe një komnflikt të mëparshëm.
The post Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 21-vjeçari (Emrat) appeared first on GIJOTINA.