Parashikimi i motit për sot, 24 Qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 36 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 5-10 m/s në brendësi të territorit dhe deri në 14 m/s në bregdet, ku dallgëzimi do të jetë mesatar, rreth 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit për sot, 24 Qershor 2025 appeared first on GIJOTINA.