Efektivi i burgut të Peqinit padit për shpifje Flamur Nokën

Deputeti demokrat Flamur Noka është paditur nga punonjësi i burgut te Peqinit, Gjergji Vishkulli, lidhur me denoncimin se është përfshirë ne fushatën elektorale te 11 majit.

Ne seancën e parë Noka nuk është paraqitur vetë por përfaqësohet nga avokatja.

Seanca e parë u shty pasi gjykata i kërkoi denoncuesit dhe avokatit te tij të rregullojnë objekt padinë.

Ndërkohë për këtë rast te denoncuar nga Noka në rrjetet sociale, prokuroria e Elbasanit njoftoi me herët se kishte nisur verifikimet.

Flamur Noka denonconte në rrjete sociale se personazhi i krimit të organizuar në Elbasan, Suel Çela e ka thyer burgun e Peqinit në një shtab zgjedhor të kandidates socialiste Sara Mile. Sipas Nokës, në lokalim e policit Çim Delia punonjësit e Policisë me uniformë kanë zhvilluar një takim, në datln 2 ose 3 Maj, në orën 10:00, për t’u përfshirë në fushatë.

Ndërkohë, në datën 19 Prill në fshatin Gjocaj të Peqinit janë përfshirë edhe policët e burgut të Peqinit, ku pranishëm ka qenë edhe Shefit Draga, si dhe kandidatja Sara Mile.

Denoncimi i plotë i Nokës

Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mila.

Burimet tona në terren na komunikojnë si më poshtë:

Ne lokalin e policit Çim Delia (numri 5 ne liste) keta punonjes policie me uniforme kane zhvilluar takim per tu perfshire ne fushate. Data e takimit 2 ose 3 maj, ora 10. Ndersa ne dt.19 prill ne Gjocaj te Peqinit jane perfshire punonjësit e policise se burgut Peqin. Nje prej tyre ka qene polici Shefit Dranga. Ne takim ka qene dhe ajo e Elbasanit.

     

The post Efektivi i burgut të Peqinit padit për shpifje Flamur Nokën appeared first on GIJOTINA.