Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, një ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur vite më parë në Shkodër.

Tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, duke depozituar rekurs në instancën më të lartë gjyqësore të vendit. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Ngjarja për të cilën akuzohen është konsideruar si një nga rastet më të rënda me sfond hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale në veri të vendit.

The post Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin appeared first on www.lexo.al.