Aksident Divjakë, humb jetën tragjikisht 15-vjeçari që lëvizte me motoçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë, ku ka humbur jetë një 15-vjeçar i cili lëvizte me motoçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit Divjakë”.

I mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. Ç., dhe ka humbur jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

The post Aksident Divjakë, humb jetën tragjikisht 15-vjeçari që lëvizte me motoçikletë appeared first on Lapsi.al.