Parashikimi i motit për sot, 23 Qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje.

Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore. Edhe mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 36°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm, deri 1 balle.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 23 Qershor 2025 appeared first on GIJOTINA.