Sulmi i SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, Rama: Mbështesim përpjektet e Trump

Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me konfliktin Izrael-Irani, teksa reagimi i tij vjen pasi përfshirjes edhe të SHBA-ve, të cilat bombarduan tre objekte bërthamore iraniane.

Në një postim në X, Rama shkruan se Shqipëria mbështet fuqishëm përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të mos zotërojë ndonjëherë armë bërthamore.

Regjimin në Teheran, Rama e përshkruan si një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në vite të pafundme propagandë që i përshkruan kombet e lira si “satanike” dhe që bën thirrje hapur për asgjesimin e tyre.

Postimi i plotë:

Ky nuk është vetëm një tjetër shtet me armë bërthamore. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci — e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në vite të pafundme propagandë që i përshkruan kombet e lira si “satanike” dhe që bën thirrje hapur për asgjesimin e tyre. Në çdo masë, është një lajthitje e vetme – ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht nga sistemi politik.

Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqishëm pas përpjekjeve të vërteta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të mos zotërojë ndonjëherë armë bërthamore.

The post Sulmi i SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, Rama: Mbështesim përpjektet e Trump appeared first on GIJOTINA.