LAJM I FUNDIT/ Rama dhe Berisha reagojnë për sulmet e SHBA ndaj Iranit

Për sulmet e SHBA ndaj Iranit ka bërë pak minuta më parë një reagim kryeministri shqiptar Edi Rama. Në një postim në X, Rama thotë se Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump që Irani të mos ketë bombë bërthamore.

“Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla.

Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.

This is not just another nuclear state. Nor merely a dictatorship with nuclear ambitions. This is a theocracy—armed with apocalyptic rhetoric, steeped in endless years of branding free nations as “Satanic,” and openly calling for their annihilation. By every measure, it is a…

— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2025

Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore” – shkruan Rama në X.

Më herët në një koment në Facebook, kreu i PD-së, Sali Berisha mbështeti gjithashtu sulmet duke bërë thirrje për përmbysjen e regjimit të Ajatollahëve në Iran.

“Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ Rama dhe Berisha reagojnë për sulmet e SHBA ndaj Iranit appeared first on Lapsi.al.