Parashikimi, sot temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorokogjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje hera -herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje pritet ndërperje graduale e tyre.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 35 gradë celcius në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës  1- 2 ballë.

gijotina.com/

 

The post Parashikimi, sot temperaturat arrijnë deri në 35 gradë appeared first on GIJOTINA.