Sot ekstradohen nga Dubai tre persona të kërkuar për organizatë kriminale

Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime.

Policia e Shtetit njoftoi se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Dubait.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, akuzohet nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

Ervis Daka, akuzohet nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

Maksim Koçi, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

The post Sot ekstradohen nga Dubai tre persona të kërkuar për organizatë kriminale appeared first on Lapsi.al.