Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Tom Cruise do të nderohet me një Oscar nderi pas 35 vitesh nga nominimi i tij i parë.

Cruise, koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit të filmit “Do The Right Thing”, Wynn Thomas, janë përzgjedhur për të marrë çmimin Oscar nderi në ceremoninë vjetore të Governors Awards, njoftoi të martën Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Ikona e muzikës country, Dolly Parton, do të nderohet gjithashtu me Çmimin Humanitar Jean Hersholt për dekadat e saj të punës bamirëse në fushën e arsimit dhe leximit.

Ceremonia  e Governors Awards do të festojë katër figura legjendare, karrierat e jashtëzakonshme dhe përkushtimin e të cilëve ndaj komunitetit të kinemasë kanë lënë një ndikim të përhershëm,” tha Presidentja e Akademisë, Janet Yang, në një deklaratë.

Cruise është nominuar katër herë – dy herë për aktorin më të mirë në “Born on the Fourth of July” dhe “Jerry Maguire”, një herë për aktor dytësor në “Magnolia” dhe një herë për producent i filmit më të mirë me “Top Gun: Maverick.” Ai ka qenë gjithashtu një përkrahës i madh i kinemasë  dhe i prodhimeve të mëdha hollivudiane, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit.

Yang vuri në pah përkushtimin e jashtëzakonshëm të Cruise ndaj komunitetit të filmbërjes, përvojës teatrale dhe komunitetit të aktorëve që kryejnë skena të rrezikshme (stunt performers).

The post Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh appeared first on Lapsi.al.