I shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, vihet në pranga 41-vjeçari në Durrës

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe për disa vjedhje të kryera më parë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, falë bashkëpunimit me qytetarët. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e qarkut Durrës.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve, i shpallur në kërkim më parë për mashtrim dhe i dyshuar për disa vjedhje të tjera të kryera më parë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vjedhje, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, vjedhje në banesa, në automjete, monopatina elektrike, portofola e raste të tjera të ndryshme.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, dhe i dyshuar si autor për disa vjedhje të ndodhura më parë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post I shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, vihet në pranga 41-vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.