Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

Mbi 200 të vrarë dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran. Burime të sigurisë në Teheran e bëjnë me dije këtë shifër që nga e premtja kur forcat izraelite nisën sulmet masive ndaj zonave të ndryshme të Iranit.

Në sulmet e natës, përveç depove të naftës Shahran dhe rafinerisë Shahr-e Rey, u godit edhe distrikti Narmak në Teheran, ku banojnë oficerë dhe institute kërkimore të Pasdaran.

U sulmuan gjithashtu një rafineri gazi në Asaluyeh, baza ushtarake dhe vende në provincat Kirmashan, Azerbajxhan Perëndimor dhe Kermansha.

The post Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran appeared first on www.lexo.al.