Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Të paktën 16 palestinezë janë vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe në orët e para të së shtunës, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë.Lufta 20-mujore e ushtrisë izraelite me Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – ka vazhduar, pavarësisht se Izraeli e ka hapur një front të ri lufte me Iranin.

Sipas një gazetari në vendngjarje, në ndërtesën e goditur u vranë 20 fëmijë, përfshirë foshnje vetëm 6-muajshe. Dhjetë trupa ende mbeten të bllokuara nën rrënoja.

Gazetarja theksoi se këto shifra i mori nga autoritetet përgjegjëse për kompleksin rezidencial. CNN nuk ka verifikuar në mënyrë të pavarur numrin e viktimave.

Ndërkohë, nuk është e qartë saktësisht sa civilë kanë humbur jetën në sulmet izraelite, por i dërguari i Iranit në OKB deklaroi se të paktën 78 persona u vranë në sulmet e premten.

The post Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë appeared first on GIJOTINA.