Lufta Iran-Izrael/ Putini i telefonon Trump me urgjencë, zbardhet biseda

Ndërsa kriza luftarake në Lindjen e mesme mes Izraelit dhe Iranit ndodhet në kulmin e saj, nuk kanë reshtur negociatat dhe kontaktet mes liderëve botërorë që kërkojnë paqen.

Më e fundit, pas reagimeve të Turqisë dhe Kinës, është reagimi i Kremlinit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, raportohet se ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Gjatë telefonatës, Putin e informoi Trumpin mbi përmbajtjen e bisedimeve të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin iranian Masud Pezeshkian. Putin mes të tjerash është shprehur se “ishte gati të ndërmjetësonte midis Iranit dhe Izraelit”.

The post Lufta Iran-Izrael/ Putini i telefonon Trump me urgjencë, zbardhet biseda appeared first on www.lexo.al.