Shqiptari godet me thikë 23-vjeçarin maqedonas për arsye xhelozie

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali ku një i ri u plagos me thikë . Mediat lokale shkruajnë se për arsye ende të paqarta, ndoshta xhelozi, dy të huaj, një shqiptar dhe një maqedonas, u përballën me njëri-tjetrin dhe njëri prej të dyve u godit disa herë me thikë.

Autori shqiptar, mbi të pesëdhjetat, iku me një motoçikletë, por duket se është një person tashmë i njohur për policinë që është në ndjekje të tij.

23-vjeçarit të plagosur me thikë, iu dha ndihma e parë nga ekipi i urgjencës, u intubua në vend dhe u transportua në spitalin Bufalini në Cesena, me një helikopter shpëtimi. Karabinierët dhe policia ndërhynë në vendngjarje dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi incidentin.

The post Shqiptari godet me thikë 23-vjeçarin maqedonas për arsye xhelozie appeared first on Lapsi.al.