Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës nga ku mësohet se rreth orës 10:00, një pushues dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën.
Bëhet me dije se viktima është një 73-vjeçar me inicialet H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Ndërkohë mësohet se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
“Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë”, njofton policia.
The post U fut të lahej në det dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit appeared first on GIJOTINA.