Konflikti me armë zjarri te “Ali Demi”, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 10 qershor në zonën e “Ali Demit” nga ku u raportua për një konflikt ku dyshohet se ishte përdorur dhe armë zjarri.

Policia bën me dije se i riu u vu në pranga për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Gjithashtu për këtë rast është shpallur në kërkim në28-vjeçar pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt.

The post Konflikti me armë zjarri te “Ali Demi”, arrestohet 26-vjeçari appeared first on Lapsi.al.