A po e kërcënon Veliaj Ramën? Nxjerr videon në zyrë një orë para arrestimit: Në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është bashkuar trendit të videove në TikTok. Një video e tij po qarkullon në rrjet për trendin “He (she) doesn’t know it yet, but… “ (Ai/ajo nuk e di ende, por…)”

Veliaj ka zbuluar një video nga një takim që ai ka zhvilluar në zyrë, një orë para arrestimit, më 10 shkurt. Në video shkruhet se “ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq”

“Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq… vetëm kaos… me kamera që regjistrojnë… Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, shkruhet në video.

Veliaj e shoqëron videon me shkrimin “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë”.

Fakti që Veliaj po përdor Tik Tok, nuk është thjesht përdorim i një platofrme të ndaluar nga Rama, por një paralajmërim se do të flasë që të dëgjojë bota. Nëse Veliaj vendos të tregojë aferat e Ramës, do të ishte ndryshe nga Arben Ahmetaj, që është i arratisur.

gijotina.com/

The post A po e kërcënon Veliaj Ramën? Nxjerr videon në zyrë një orë para arrestimit: Në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial… appeared first on GIJOTINA.