Tenisti Djokovic tërbon serbët, përgëzon lojtarët e Shqipërisë: Bravo e madhe për sjelljen

Shqipëria dhe Serbia e mbyllën me barazim 0-0 në “Air Albania”. Një ndeshje ku gjithçka u zhvillua në normalitet, dhe nuk mungoi “fair-play”.

Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.

Por ishte vetë trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.

Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Djokovic, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.

“Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre”, shkruan Djokoviç.

Kjo sjellje nga ultranacionalisti serb nuk është pritur mirë nga tifozët. Kjo pasi më parë tenisti njihej për mesazhet e tij kundër Kosovës.

 

The post Tenisti Djokovic tërbon serbët, përgëzon lojtarët e Shqipërisë: Bravo e madhe për sjelljen appeared first on GIJOTINA.