Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika zbresin në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

Mbrëmjen e sotme do të luhet duele interesantenë kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Në fushë do të zbresin ekipe si Belgjika, Kroacia, Çekia dhe Italia.

Gjithçka do të nisë me sfidën mes Kazakistanit dhe Maqedonisë së Veriut në orën 16:00. Ndërkohë Belgjika do të presë Wellsin në orën 20:45.

Në po të njëjtën orë do te sfidohen mes tyre Kroacia – Çekia, Estonia – Norvegjia, Ishujt Faroe – Gjibraltar dhe Itali – Moldavi.

Italia do të luajë kundër Moldavisë me një presion të madh, pas humbjes kundër Norvegjisë qe solli edhe shkarkimin e Luçiano Spaletit nga pankina axurre. Trajneri e ka ndeshjen e fundit sot dhe do të duhet të fitojë për ta mbyllur me nder te Italia.

The post Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika zbresin në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme appeared first on GIJOTINA.