Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë të larta dhe transparente.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1-3 ballë.

The post Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot appeared first on www.lexo.al.