Finale dramatike në Roland Garros/ Triumf i Alcaraz pas 5 orë e gjysmë ndaj Sinner

Në Paris të dielën nuk ishte një ndeshje tenisi. Dukej si një histori jete a vdekjeje. Përballë ishin një fenomen italian dhe një mrekulli spanjolle, të cilët në krye të 5 orëve e 29 minutave të betejës epokale kërkonin vetëm një gram shtesë force për t’u kapur pas ekzistencës. Në fund ishte Jannik Sinner ai që u fundos në atë det balte të kuqe.

Ndërsa Carlos Alcaraz bëhet i pesti që në moshën 22 vjeç konfirmohet si kampion i Roland Garros për të dytin vit radhazi duke mposhtur “numrin 1” të botës. Dhe jo aq lehtë. Sinner kaloi përpara në dy sete, por humbi të tretin dhe në fije të perit u rrëzua edhe në të katërtin. Për të plotësuar dramën i pesti u mbyll barazim. Pas kësaj në Paris do të luhej se kush arrinte 10 pikë që dukej një “kalim dramatik në shkretëtirës. Spanjolli e mbyll 10-2.

Përfundon gjithçka në 4-6, 6-7, 6-4, 7-6, 7-6.
Pesë sete gjatë të cilave ndodh gjithçka. Është e vështirë të përmblidhen pikat kryesore për kthesat, përmbysjet, emocionet e dhuruara nga Sinner dhe Alcaraz, gjithnjë e më shumë armiq të njëri-tjetrit. Kjo është humbja e pestë radhazi e Jannik përballë spanjollit.

Kjo në Paris, deri më tani ishte një nga finalet që do të mbahen mend gjatë.

Megjithatë finalja e humbur e Roland Garros, (slam i parë nga katër që ai nuk arrin ta fitojë), nuk i heq asgjë madhështisë së Jannik Sinner. Ai mbetet “numri 1” në botë.

“Çfarë ndeshjeje, Carlos” – ishin fjalët e Jannik që ka forcën të buzëqeshë. Elegant edhe në humbje: “E meritoje. Ishte më e lehtë të luaja sesa të bëja këtë bisedë… Dhashë gjithçka. Vetëm pak muaj më parë do të kisha nënshkruar vetëm për të qenë në finalen e Parisit, tani është e vështirë për t’u tretur, por kjo është në rregull, le të vazhdojmë përpara” – tha italiani.

Alcaraz i kthen komplimentet, të cilat janë të sinqerta: “Do të jesh kampion i këtij turneu jo një herë, por shumë herë. Është një privilegj të ndaj fushën me ty, tenisi yt është stratosferik” – tha spanjolli. ©LAPSI.al

The post Finale dramatike në Roland Garros/ Triumf i Alcaraz pas 5 orë e gjysmë ndaj Sinner appeared first on Lapsi.al.