Tiranë/ Bie nga kati i 6-të i një pallatit, humbet jetën fëmija

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një pallati.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës por mjekët kanë konstatuar se ai kishte humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ardhur në ndihmë.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur njëhetim për rastin.

The post Tiranë/ Bie nga kati i 6-të i një pallatit, humbet jetën fëmija appeared first on GIJOTINA.