Mbërrin autobusi i skuadrës serbe në “Arenën Kombëtare”, pritet me vërshëllima

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në “Arenën Kombëtare”. Rrugës pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një tifoz i mitur e ka goditur nga pas autobusin me një shishe uji.  Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, ndërsa tifozët e tjerë e kanë ndjekur autobsuin nga pas.

Autobusi ishte i rrethuar nga forca të shumta policie. Gjithsesi, tifozët shqiptarë e pritën skuadrën serbe me vërshëllima dhe me këngë fyese.

Ndërsa disa tifozë shqiptarë kanë tentuar të djegin flamurin serb dhe më pas e kanë shkelur me këmbë. Po ashtu ka nisur hyrja në stadium e tifozëve për t’u bërë gati për sfidën e mbrëmjes në orën 20:45 në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

The post Mbërrin autobusi i skuadrës serbe në “Arenën Kombëtare”, pritet me vërshëllima appeared first on Lapsi.al.