Mes përplasjeve tashmë publike me presidentin Donald Trump, manjati i teknologjisë Elon Musk shtroi pyetjen nëse është “koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë”, duke bërë që shumë të dyshojnë nëse ky ka qenë gjithmonë qëllimi i vërtetë i tij.
Ai e përshkallëzoi së fundi sherrin me administratën duke postuar një sondazh që shtronte pyetjen: “A është koha për të krijuar një parti të re politike në SHBA, e cila të përfaqësojë realisht 80% të popullsisë”. Më shumë se 400,000 persona iu përgjigjën sondazhin e 83.4 përqind e tyre shpreheshin në favor të krijimit të një boshti të ri politik në vend.
The post Sherri me Trump, Musk: Është koha për një parti të re politike në Amerikë! appeared first on GIJOTINA.